Site icon PrishtinaPress

Jashari: Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen asgjë, as jetën, e kemi amanet që ta ruajmë e ta ndërtojmë

Bekim Jashari, anëtari i familjes Jashari me rastin e paradës së FSK-së për nder të Epopesë së UÇK-së ka falënderuar NATO-n, SHBA-të dhe vendet evropiane që e ndihmuan Kosovën në luftën për liri e pavarësi.

Ai tha se falë kontributit të të gjithëve, sot e kemi Ushtrinë e Kosovës.

“Shtetin që e krijuam falë atyre që nuk kursyen asgjë, as jetën, e kemi amanet që ta ruajmë e ta ndërtojmë”, tha ai

“Është ndjenjë e jashtëzakonshme dhe krenari që t’i shohim ata të rinj e të reja të jenë në shërbim të kombit”, shtoi ai.

Sipas tij, ne i nderojmë të gjithë të rënët në altarin e lirisë, duke e ndërtuar e zhvilluar shtetin tonë.

Exit mobile version