Site icon PrishtinaPress

​Jashari priti në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim zëvendëskomandantin e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, gjenerallejtënant Andrew Rohling.

Ata janë dakorduar për intensifikim të bashkëpunimit dhe konkretizim të projekteve të cilat synojnë zhvillimin profesional dhe taktik të FSK-së.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjenerali amerikan ka potencuar që Komanda e Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë do të vazhdojë të jetë përkrahës i Forcës në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe ndërveprueshmërinë me forcat amerikane.

Në këtë takim, Jashari e ka njoftuar gjeneralin amerikan për të arriturat e FSK-së.

Ai gjithashtu e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme, si në fushën e trajnimeve ashtu në projekte të ndryshme infrastrukturore.

Exit mobile version