Site icon PrishtinaPress

Jashari: Prej kur erdhi Kurti në pushtet, u atakua lufta e UÇK-së

Kryetari i shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka deklaruar sonte se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti, prej kur kanë ardhur në pushtet, të njëjtit e kanë atakuar luftën e UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta.

Sipas tij, Qeveria Kurti po e shkel dinjitetin e një vlere të rëndësishme “pa të cilin vlerë sot nuk do ta kishim lirinë”.

“Prej se ka ardhur kjo qeveri, ky kryeministër, e kanë atakuar luftën e UK-së dhe kategoritë e dala nga lufta në një kohë dhe situatë q ë nuk është dashur të veprohet kështu kur kihet parasysh padrejtësitë që po bëhen tani edhe në Gjykatën Speciale, krerëve të UCK-së, dhe ky kryeministër i ka atakuar dhe shantazhuar po edhe këta të cilët sot gjenden atje padrejtësisht duke i quajtur kriminelë. Ju e dini që i është drejtuar ndërkombëtarëve duke u thënë ju i shihni ata.. këta janë kriminelë, pastaj shko Hashim, nuk mund të thuash shko Hashim kur ai ka qenë president…”, tha ai Debat Plus.

Jashari po ashtu ka deklaruar se çdo ditë po shihet se mungon përmasa kombëtare.

“Kjo është demagogjia e radhës e kryeministrit Kurti, spekulon me listat që janë të pavërteta kur thotë se numri është 60 mijë, kur kihet parasysh se janë veteranë luftëtarë, pjesëtarë dhe pjesëmarrës, dhe mendoj se këtu është dashur të merren edhe statistikat e sakta nga departamenti që është për familjet e dëshmorëve, invalidë dhe viktimave civile dhe të thuhet e vërteta e saktë”, shtoi Jashari.

“Megjithatë, rreth listave nuk është çështje e kryeministrit sepse kur kihet parasysh se një komision e ka kryer punën e tij që janë kompetent, organi kompetent është ai që e ka kryer këtë punë, janë komandantë të zonave me zingjirin komandues dhe nëse këta ia kanë dhënë mundësinë dikujt që të futet që nuk e meriton të jetë pjesë e këtyre kategorive ose ia kanë mohuar dikujt është organi tjetër që është duke u marrë. Në këto momente kur këto vlera atakohen nga një qeveri e vendit, mendoj se kjo qeveri nuk e din ose nuk do ta dijë rrugën se si kemi ardhur deri këtu”.

Exit mobile version