0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Jashari: Nëse janë 10 kryetarë serbë të komunave, pse s’kam të drejtë të bëj parti

Atë që ka provuar ta bëjë për shumë vjet njëri nga anëtarët e Familjes Jashari, Murat Jashari, tash po e bën kushëriri i tij Bekimi, kryetari i Komunës së Skënderajt.

Ai, në një intervistë për T7, ka paralajmëruar formimin e një subjekti të ri politik, duke e rivalizuar kështu fuqishëm PDK-në në bastionin e saj

Atij pritet t’i bashkohen edhe figura të tjera të njohura në Drenicë e Skënderaj si Bekim Haxhiu, Nuredin Lushtaku e Avdyl Imeri si dhe emra të tjerë.

Jashari duke e konfirmuar se iniciativa për një subjekt të ri tashmë ka filluar dhe se këtë ai ka thënë se do ta bëjë “pa asnjë interes personal“.

“Ta them me bindje që partitë aktuale që ekzistojnë në Kosovë… nuk do të kyçem në asnjërën. Në qoftëse veç vjen kërkesë e qytetarëve që dikush duhet t‘ju prijë njerëzve atëherë do e shqyrtojë atë kerkesë por për momentin s’ka“, ka thënë ai.

Por a do të ketë parti të re?

“A parti a iniciativë që ka zëra nuk e përjashtoj. S’po e mohoj që ka zëra e kërkesa nga qytetarët nga pakënaqësitë e tyre, por s’kam marrë asgjë zyrtarisht me shqyrtu atë kërkesë. Me dëshirë jo sepse ka mjaftë punë Komuna, e lëre më tash edhe një parti politike… por ta shohim. Çkado që vjen Bekimi do ta bëjë pa asnjë interes personal por në të mirën e vendit. Nëse dikush e mendon jashtë asaj është. Më kanë thanë kush cka deshe pse hynë. Kanë shku 20 anëtarë të familjes për shlirimin e vendit 56 nga lagjja Jashari e Bekimi të rrijë me duar kryq spo i intereson cka po bohet në Skenderaj është jo e drejtë të thotë dikush që spaska të drejtë”, u shpreh Jashari, transmeton Gazeta Express.

“I kemi bësoj 10 komuna që janë me kryetar të nacionalitetit serb, si paskan drejtë e Bekim Jashari djali i Hamëz Jasharit nuk po bojka me kon kryetar i komunës e nuk bon me formu një parti për të mirën e vendit që kam humb 56 anëtarë të familjes”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se “nuk ia lejon ndërgjegja që të mos interesohet”.

“Nuk ma le ndërgjegjja, gjaku i babës që e kam në trup që unë mos mu interesu për vendin. Çkado që ndodh nesër ta dinë që skam hy për interes personal as kom hi, neve edhe paraluftës e paskluftës kemi marrë vendime pa imponimin e dikujna. Le ta kenë të qartë që dikush mund të më shtyjë të marrë vemdime pa dëshirën e vetë”, ka shtuar Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img