2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Jashari në Rezallë: Gjitha këto varre janë dëshmia e sakrificës dhe vuajtjes së popullit tonë

Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe tek kompleksi i varrezave të martirëve në Rezallë nga ku u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që t’i bëjnë presion Serbisë për gjithë gjenocidin që ka kryer në Kosovë.

Jashari ka thënë se gjitha varret e masakrave janë dëshmia e fortë për gjithë ata që kanë hezitime për sakrificën dhe vuajtjen e popullit shqiptar.

“Bëmë nderime dhe homazhe këtu në kompleksin memorial të dëshmorë martirëve në Rezallë. 23 vite pas rënies së tyre. Gjithë këto varrë këtu është dëshmia më e fortë për gjithë ata që ende kanë hezitime apo hamendje në kokat e tyre se çfarë sakrifica dhe vuajtje ka pasë populli ynë, familjet tona për të arritur tek kjo ditë. Është një dëshmi shumë e fortë për të gjithë faktorin ndërkombëtar që të ‘i bëjë presion dhe njëherë dhe presion Serbisë për gjenocidin dhe masakrat dhe krimet që i ka bërë gjithandej Kosovës vetëm e vetëm pse kanë folur shqip dhe kanë thirr nën e tyre në gjuhën shqip. Ne do të vazhdojmë deri në frymën e fundit, breza pas brezi derisa të ketë shqiptarë që t’i nderojmë dhe respektojmë të rënët tanë sepse vetëm kështu duke respektuar me dinjitetin më të lartë mund të arrijmë përpara në rrugë të drejtë. Sepse po e harruam këtë historia na tregon se çfarë ka ndodhur. Lavdi të gjithë të gjithë të rënëve për lirinë që ne sot gëzojmë. Dashtë zoti që ne të jemi më afër”, tha ai.

Në 23 vjetorin e masakrës së Rezallës homazhe ka bërë edhe kryeparalmentari Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Sot mbushen 23 vjet nga masakra në Rezallë të Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhdukin.

Një pjesë e trupave u gjenden në Rudnicë të Rashkës dhe iu dorëzuan familjarëve. Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e këtyre familjeve dhe pushkatuan pothuajse të gjithë burrat dhe djemtë e rinj.

Nga masakra në Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë. Kjo masakër konsiderohet si një ndër masakrat më të pamëshirshme gjatë luftës në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img