Drejtori Ekzekutiv i Rrjeti i OJQ-ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu”, Shembi Jashari ka thënë se sipas të dhënave nga monitoruesit nëpër qendrat e votimit në Podujevë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi është duke prirë me 51.1 për qind të votave.
Jashari ka thënë se deri më tani janë numëruar saktësisht 12 mijë e 258 vota.
“Tash kur po i marrë të fundit të dhënat deri më tani janë numëruar 12 mijë e 258 vota, dhe nëse e përkthejmë në përqindje, Bulliqi po prinë me 51.1 për qind, pastaj 37.67 për qind për Rudarin dhe 11.32 për qind për Fetahun”, tha Jashari. /RTV Dukagjini