Site icon PrishtinaPress

Jashari me mesazhe vetëdijesuese për ngasësit në komunikacion

Kryetari i Skenderajt z. Bekim Jashari sot gjatë ditës ka marr një fushatë me mesazhe vetëdijesuese për ngasësit në komunikacion gjë e cila është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Një kontribut i vogël me një mesazh të madh për të gjithë ngasësit në komunikacion, në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Mbaji duart në timon e jo në telefon!” dhe “Stop alkoolit gjatë vozitjes!”.

Na duhet e gjithë vëmendja gjatë ngasjes, pasi vetëm ne mund të ndihmojmë në uljen e rasteve të vdekjes në trafik dhe lëndimeve të njerëzve.

Ndalohet leximi i këtij mesazhi gjatë ngasjes!

Vlenë të ceket qe aksidentet ne komunikacion janë duke i shqetësuar te gjitha organtet si komunale po ashtu edhe qendrore pasi qe numri i aksidenteve është shtuar sidomos gjatë sezonës së verës kur është rritur edhe fluksi i bashkëatdhetarëve./prishtinapress.eu/

Exit mobile version