Jashari e Lladrovci pas homazheve tek varrezat e Jasharajve u bëjnë thirrje politikanëve për unitet

49
Advertisement

Në ditën e dytë të Epopesë së UÇK-së, kryetarët e dy komunave, Drenasit dhe Skenderajt, Bekim Jashari dhe Ramiz Lladrovci bën homazhe në kompleksin përkujtimor të familjes Jashari.

Advertisement

Të dy ata nderuan dëshmorët, dhe nga Prekazi bënë thirrje për unitet.

Jashari tha se përveç nderimeve, në këto homazhe ata kanë marrë edhe forcë për të vazhduar përpara të bashkuar dhe në rrugën e drejt ashtu siç kanë dashur edhe dëshmorët.

“Bëmë nderime të dy komunat, duke i nderuar me respektin më të lartë dëshmorët e vendit tonë, duke u ndjerë krenar me veprat e tyre por, duke u zotuar dhe duke marrë forcë dhe kurajo që të jemi të bashkuar dhe të ecim përpara në rrugën e drejtë dhe të pastër të vendit tonë ashtu siç deshën ata”, tha Jashari.

Në anën tjetër edhe kryetari i Skenderajt, Ramiz Lladrovci tha se e kanë bërë traditë që Epopenë e UÇK-së të dy komunat, Skenderaj dhe Drenasi ta kremtojnë së bashku.

“Si dy komuna po punojmë që ta jetësojmë amanetin e heronjve, ta jetësojmë amanetin e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij e dëshmorëve të tjerë. Në këto ditë bëjmë apel te të gjithë politikanët që të jenë unik në vendimet që e presin Kosovës, sepse me katër qëndrime, ne jemi shumë pak që të shkojmë me katër qëndrime të ndryshme, por besoj që ta unifikojmë dhe ta zgjidhim njëherë e mirë çështjen e Kosovës”, u shpreh Lladrovci. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës