1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Jashari: Do të kandidoj përsëri për kryetar të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se do të kandidojë përsëri për kryetar të komunës në zgjedhjet e ardhshme.

Jashari ka thënë se rikandidimi i tij edhe për një mandat për kryetar komune vjen nga kërkesat e qytetarëve të cilët kanë vlerësuar punën e tij.

“Edhe një mandat do të kërkoj nga qytetarët, edhe ashtu është nevoja dhe kërkesa e qytetarëve. Do të thotë duke e parë punën që kam bërë, jo vetëm unë, por me komplet kabinetin dhe zyrtarët që punojnë në komunë dhe institucionin komunal, duke i përfshirë edhe njësitë që shërbejnë siç janë uniteti, ujësjellësi, zjarrfikësit, që iu shërbejnë qytetarëve, që të gjithë bashkërisht e kemi bërë një punë të mrekullueshme deri më tani. Po shpresoj që të vazhdojmë të kemi edhe një vit ende me punë shumë më të mira, sepse kemi shumë projekte që kemi duke u zhvilluar dhe po shpresoj që vitin e ardhshëm do të përfundojnë”, ka thënë Jashari, për KosovaPress.

Bekim Jashari ka thënë te qytetarët më nuk vlejnë deklaratat patriotike, por ata tani kanë dëshirë ta shohin punët që ia përmirësojnë jetën e tyre.

“Po shpresoj që qytetarët janë vetëdijesuar tashmë sepse kanë kaluar shumë vite paslufte dhe nuk vlejnë më ato deklaratat e mëdha patriotike… Por kanë dëshirë me pa punë që i prek direkt qytetarët, që e përmirëson jetën e tyre”, thotë Jashari.

Ndërsa ka shtuar se vitin e ardhëm do të jetë më shumë prezent në media, megjithëse nuk pretendon të bëjë fushatë, pasi që siç thotë ai, qytetarët e Skenderajt e dinë ku kanë qenë dhe ku janë tani.

“Tash një vit do shihemi edhe në medie, nuk besoj që do të bëjë ndonjë fushatë aq të madhe siç bëjnë dhe kanë bërë deri me tani partitë politike, sepse nuk besoj që do të ketë nevojë sepse këtë vend këtu, qytetarët e dinë më mirë ku kanë qenë dhe ku janë sot”, ka thënë Jashari. /kp

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img