1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj thotë se një grevë e “heshtur” ka filluar tek mësimdhënësit

Sindikata e Arsimit po këmbëngul në kërkesat e tyre. Ata tash e sa kohë, nuk po pajtohen me Ligjin e Pagave dhe vlerën e koeficientit. Për mos realizimin e kërkesave këta të fundit po paralajmërojnë grevë.

Por kjo grevë s’do të jetë e zakonshme, por “e heshtur”.

Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se greva e heshtur do të thotë ‘kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje’.

Jasharaj tha se mësimdhënësit e arsimit s’po kanë mundësi të japin kontributin e tyre të plotë.

“Më e keqe se greva publike është ajo e heshtur, sepse atë publike të gjithë e dimë që shkollat janë të mbyllura dhe nxënësit janë në shtëpi, greva e heshtur është me të punësuar të pakënaqur me pagat. Kur mësimdhënësit i humbin disa minuta para orës mësimore dhe hyn në debatet që hapen në sallat e arsimtarëve për pakënaqësi që nuk gjejnë zgjidhje. Mësimdhënësit nuk po e japin kontributin që duhet ta japin pasi janë të zhgënjyer”, tregon Jasharaj.

Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se kjo greva e heshtur nuk shpallet, por mund të jetë aktualisht e pranishme nën heshtje.

Ironike e ka vlerësuar Jasharaj, rritjen e pagës prej 28 eurove për mësimdhënësit.

“Greva e heshtur nuk shpallet, por mund të jetë nga pakënaqësitë që janë tani e greva mund të jetë aktuale dhe e pranishme diku më shumë e diku më pak. Ndryshimi i koeficientit ka qenë ngritje e pagës prej 28 euro, ironike”, u shpreh ai

Jasharaj ka shprehur një kërkesë për ministren e Arsimit dhe kryeministrin.

Ai ka thënë se për mos me ardh punë deri të greva duhet të reflektojnë ata në pakënaqësitë e mësuesve.

Jasharaj vendimet e Qeverisë për koeficientin i ka vlerësuar jo dinjitoze.

“Mësimdhënësit po shprehin pakënaqësi çdo ditë, kanë shprehur pakënaqësi në SBASHK ndaj ligjit jo i qëlluar i qeverisë. Për mos të vjen koha për grevë qeveria e ministria duhet të dëgjojë zërin e mësimdhënësve, vlera më e rritur e koeficientin nuk do ti bënte më të pasur mësimdhënësit por vetëm një lehtësim për çmimet e rritura. Qeveria me tekët e saj merr vendime jo dinjitoze për koeficientin e ligjin e pagave”, tha Jasharaj për Front Online.

Greva e fundit e mësimdhënësve është mbajt në fillim të vitit shkollor 2022-2023 ku zgjati 1 muaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img