-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj për vendimin e MASHT-it: Kjo nuk është në rregull

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, ka reaguar përsëri duke kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit për subvencionimin e prindërve për blerjen e teksteve shkollore.

MASHT-i nuk ka nënshkruar tender për shtypjen e teksteve shkollore për shkak të moskoordinimit me shtëpitë botuese dhe ka vendosur që të subvencionojë prindërit për blerjen e teksteve shkollore.

Në qëndrojmë pas reagimit tonë, që kjo që ka bërë Qeveria nuk është në rregull. Qeveria Kurti po supozojmë që nuk paska mjete për teknologjinë bashkëkohore të shekullit 21, së paku është dashur që të gjejnë mjete dhe të ndahen për tekste shkollore. Por ka mjete sepse këta vetë po e deklarojnë që buxheti qëndron mirë”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu tha se e gjithë kjo situatë do të komplikojë punën e prindërve, mësimdhënësve dhe nxënësve.

Kjo që e kanë caktuar një lloj çmimi, unë uroj që të jetë i mjaftueshëm, por nuk besoj nga se vet ata na kanë theksuar më ato çmimet e larta të teksteve. Prandaj për një lëndë duhet punuar 2-3 tekste, ku kemi pasur edhe ankesa të arsyeshme nga prindërit për çantat e rënda dhe dëmtimet shëndetësore që i bëjnë fëmijëve, por këtë situatë ajo nuk e ka analizuar”, theksojë Jasharaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img