Site icon PrishtinaPress

Jasharaj, OVL-UÇK: Ata që po mbahen padrejtësisht në Hagë janë organizatë e përbashkët çlirimtare

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë ka thënë se marshet për ish-krerët e UÇK-së mund të ndikojnë negativisht dhe se këto po e “pengojnë drejtësinë”.

Rreth kësaj ka reaguar Xhavit Jasharaj nga Organizata e Veteranëve të Luftës.

Xhavit Jasharaj nga OVL-UÇK ka thënë se mesazhi që është përçuar përmes marshit për drejtësi është që ish-krerët e UÇK-së gjykohen në Hagë gabimisht dhe padrejtësisht.

“Ata janë organizatë e përbashkët çlirimtare”, ka thënë Jasharaj.

“Na e dimë që nuk mund të ndikojë në drejtësi por të paktën solidariteti me ata që mbahen padrejtësisht atje është i mirë” , ka thënë tutje Jasharaj në “Debat Plus”.

Exit mobile version