5.9 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj: Nuk ka zgjidhje derisa Qeveria i thotë gjërat duke i vë pikë pa lëvizur fare

Kryetari i Këshillit grevist të BSPK-së, njëherit kryetar i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se është ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ajo e cila duhet të angazhohet maksimalisht dhe të ndikojë tek Qeveria që të gjendet një zgjidhje.

Sipas, Jasharajt derisa Qeveria i thotë gjërat dhe iu vë pikën ashtu siç dëshiron vetëm ajo atëherë nuk ka zgjidhje.

“Ministrja duhet të ulet bashkë me ne dhe të ndikojë në dialogun me Qeverinë, deklarata të tilla kemi pas dhe ne kemi prit me muaj dhe unë po them pikërisht pse mungon dialogu dhe kur ka dialog ai kthehet në monolog kur njëra palë në këtë rast Qeveria i thotë gjërat e veta duke i vën pikë pa qenë e gatshme të lëviz atëherë ministrja duhet të angazhohet për të gjetur zgjidhje. Pasi që ditëve të fundit edhe ministrja po del me disa deklarata që nuk ndikojnë në uljen e tensioneve dhe në krijimin e një atmosfere të besimit”, ka shtuar tutje ai.

Tashmë është bërë e ditur se disa shkolla në komunën e Gjakovës gjatë ditës së djeshme kanë filluar mësimin.

Kurse, sot në Fushë Kosovë ka filluar mësimi në gjimnazin “Hivzi Sylejmani”.

Ndërsa, është raportuar se edhe disa shkolla në komuna të tjera kanë filluar mësimin./

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img