-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj, Nagavcit: Ke urdhër nga Kurti të mos takohesh me sindikatat

Kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i është kundërpërgjigjur Ministres së Arsimti, Arbërie Nagavci e cila tha se ka “gatishmëri” për t’u takuar me sindikalistët arsimorë, duke mohuar se kjo e fundit në fakt mund të ketë gatishmëri.

Sipas Jasharajt, Nagavci “ka urdhër” nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për të mos u takuar me sindikalistët.

Ti para pak ditësh duke iu përgjigjur medieve deklarove se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK-un e me të tjerët në shërbim të arsimit dhe ne të nisëm prapë një kërkesë më 22 prill duke menduar se ju dhe Qeveria keni ndryshuar qasje ndaj sindikatave dhe dialogut, por përgjigja nga Kabineti yt mungoi. Më 25 prill ta dërguam edhe një shkresë dhe të informuam për protestën e 1 majit dhe t’i dërguam edhe të gjitha kërkesat legjitime të anëtarësisë, të cilat edhe mediat e nderuar i publikuan”.

Ti Ministre vazhdove me qasjen e njëjtë dhe me heshtjen dhe i ik ende takimeve me ne, por tregoje të vërteten para medieve. Ne e dimë se ke urdhër nga Kryeministri, dhe jo vetëm ti, që të mos takoheni me sindikatat dhe duhet të merrni leje nga ai e ndokush tjetër, se kur e me këtë të takoheni, por të lutemi mos deklaro para medieve se ke gatishmëri të takohesh me SBASHK e me të tjerët sepse kjo nuk është e vërtetë”, ka thënë Jasharaj përmes një komunikate për media.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img