2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj: Librat është dashur të bliheshin edhe me çmime të shtrenjta

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj thotë se Qeveria “Kurti” do të duhej t’i blinte librat edhe me çmime të shtrenjta.

“Nagavci, ministria e Arsimit, Qeveria Kurti kanë bërë një diçka që nuk është dashur as të mendohet, është dashur të gjinden ku janë e ku s’janë mjetet, që të kemi tekste shkollore që nga klasa e 1 deri e 9-të, qoftë edhe me çmime të shtrenjta”, tha ai.

Ai thotë se nisjes së procesit mësimor nuk iu është gëzuar kryeministri Kurti e as ministrja Nagavci.

“Të vetmit njerëz që nuk janë gëzuar që nuk ka grevë sivjet janë kryeministri Kurti dhe zonja Nagavci. Po të kishte grevë, zonja Nagavci do të gëzohej në heshtje kurse neve para mediave do të na fyente e do të na shante. I ka shkuar e tërë vera pa e bërë zgjidhjen për tekstet shkollore”, u shpreh ai në një intervistë për Front Online.

Nga viti 2008, Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore.

Me propozimin për ndryshimin e kësaj praktike ka dalë të hënën ministrja Arbërie Nagavci.

Kjo sipas Nagavcit, institucioni që drejton, ka dështuar të arrijë marrëveshje me shtëpitë botuese për furnizimin e shkollave me libra, për faktin se, sipas saj, shtëpitë botuese kanë ofertuar çmime shumë më të larta se ato që i vendosin në libraritë e tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img