1.6 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj-Kurtit iu drejtova me vëlla sepse është traditë e shqiptarit, kryeministri duhet të reflektojë

Kreu i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur pas paralajmërimeve të një shkolle në Gjakovë për ndërprerje të grevës.

Këshilli i Mësuesve  të Shkollës Fillore “Kelmend Rizvanolli” kanë vendosur që nga dita e mërkurë të ndërpresin grevën dhe të fillojnë mësim. Valma Kamishi Zeka, drejtoreshë e kësaj shkolle ka thënë se ndërprerja e grevës nuk është bërë për asgjë tjetër përpos për të mirën e nxënësve.

Jasharaj në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se ka tendenca për thyerje të grevës, por se ajo do të vazhdojë.

“Kemi tendenca të papara në këtë kohë për të bërë përçarje në këtë kohë, por greva është unike dhe nuk thyhet dot”, ka thënë ai.

“Unë po them sonte i kam thënë vëlla sepse është traditë e shqiptarit që t’i drejtohet si vëllai me vëlla. Ishte lutje ime që kryeministri të reflektojë”, deklaroi i pari i SBASHK-ut.

Jasharaj ka mohuar që në takimin e sotëm me Kurtin të jetë përmendur ndonjë shumë e pranueshme si kompromis për t’i dhënë grevës së nisur më 25 gusht, duke thënë se qëndrojnë parapa kërkesave për 100 euro shtesë dhe pjesëmarrje në dialogun social.

I pari i SBASHK-ut ka thënë se sonte kanë mbajtur mbledhje me këshillat lokal të sindikatës ku janë përcjellë qëndrimet e tyre.

“Qëndrimi i tyre ishte se Kurti nuk ka ofruar asgjë. 50 euroshi është nga pakoja sociale, neve nuk na kanë ofruar asgjë”, deklaroi Jasharaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img