3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj: Jemi kundër testimit me shkrim për mësimdhënësit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rrahman Jasharaj ka thënë se SBASHK-u ka kundërshtuar arsyeshëm, fuqishëm e me plot argumente tendencat e individëve e institucioneve për organizimin e testit me shkrim për njohuritë e punëtorëve të arsimit dhe ka kërkuar vazhdimisht që të shtohet numri i inspektorëve të arsimit, por jo me çfarëdo kuadrosh.

Jasharaj në një reagim drejtuar mediave thekson se MASHTI dhe institucionet tjera është dashur ta dinë se detyrat e inspektorit të arsimit dallojnë nga detyrat dhe kompetencat e inspektorit të tregut, atij sanitar apo të inspektorit të punës.

Lexoni të plotë reagimin:

Detyrat e inspektorëve të arsimit dallojnë nga detyrat e inspektorëve në sektorë të tjerë

SBASHK-u ka kundërshtuar arsyeshëm dhe fuqishëm e me plot argumente tendencat e individëve e institucioneve për organizimin e testimit me shkrim për njohuritë e punëtorëve të arsimit dhe ka kërkuar vazhdimisht që të shtohet numri i inspektorëve të arsimit, por jo me çfarëdo kuadrosh, po me individë me tituj të lartë arsimor dhe me një përvojë shumë vjeçare në arsim gjatë secilës ai është dëshmuar me arritje e suksese të larta në arsimimin dhe edukimin e brezave.

Një konkurs i dështuar dhe një tjetër “i suksesshëm “ i MASHTI-t e i shpallur nga dikush tjetër , vështirë se do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë në arsim.

MASHTI dhe institucionet tjera është dashur ta dinë se detyrat e inspektorit të arsimit dallojnë nga detyrat dhe kompetencat e inspektorit të tregut, atij sanitar apo të inspektorit të punës. Teksa këta kanë obligim të monitorojnë dhe të gjejnë lëshimet e shkeljet dhe t’i ndëshkojnë fajtorët. Inspektori i arsimit ka detyrë që të monitorojë punën e punëtorit arsimor dhe të shoh anët pozitive e t’i lavdërojë ato, por edhe të shoh nga afër të metat në punën arsimore të mësimdhënësit dhe pastaj t’i ofroj atij këshilla konkrete nga përvoja e tij se si të tejkalohen ato të meta me qëllim që mësimdhënësi të jetë edhe më i suksesshëm në punën e përditshme arsimore e edukative me nxënësit.

Për ta kryer këtë mision inspektori arsimor duhet të jetë me ngritje më të lartë profesionale se mësimdhënësi i monitoruar dhe duhet të ketë përvojë të gjatë në arsim gjatë të cilës ai me punë e përkushtim ka krijuar emër prej një mësimdhënësi të dalluar.

Ky inspektor nuk guxon të jetë afër ndonjë subjekti politik, por duhet të jetë i dëshmuar se për arsimimin e brezave ka dhënë gjithë kontributin e mundur. Të tillët na duhen në shkolla e në klasë dhe me të tillët do të përmirësohej në vazhdimësi cilësia në arsim sepse mësimdhënësit do të ndihmoheshin që të jenë edhe më të mirë nesër se sa janë sot. Në të kundërtën e kësaj inspektorë të rekrutuar me ngritje më të ulët arsimore dhe me përvojë e arritje më të vogla se mësimdhënësi që do ta monitorojnë irriton dhe krijon situata debatesh e përplasjes mes mësimdhënësit dhe inspektorit apo “ekspertit të arsimit” , siç mundohet t’i quaj dikush.

Nëse MASHTI ka pasur idenë ë duke rekrutuar emra të caktuar individësh si inspektorë të krijojnë kontroll ndaj arsimit dhe t’ua sjellin diellin mbi kokë mësimdhënësve ka gabuar shumë. Me mësimdhënësit duhet komunikuar qetë, pa presione dhe me qëllimin më të mirë që ata të mobilizohen e ndihmohen që të jenë edhe më të mirë e ë të suksesshëm në misionin e tyre të shenjtë për arsimimin e edukimin e brezave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img