-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj: Hekuran u mundove të shkatërrosh sindikatat, përballu tash me drejtësinë

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Ministri i Financave, Hekuran Murati është munduar ti shkatërrojë sindikatat.

Ai madje e ka quajtur Muratin ministër me sjellje rrugaqi. Më tutje ai ka thënë se i kanë dorëzuar tri kallëzime penale ndaj Muratit.

Reagimi i plotë i Rrahman Jasharajt:

Hekuran u mundove të shkatërrosh sindikatat, përballu tash me drejtësinë

Hekurn Murati pa as edhe një dije intelektuale për të qenë Ministër i Financave, por edhe i punës e mirëqenies sociale e për t’u dëshmuar se edhe sjelljet e një rrugaçi i pranon për të mbetur në ligën e parë të Albinit, kishte nisur fushatë tmerri ndaj sindikatave e në veçanti të sindikatës SBASHK , që ruan krenarinë për misionin e shenjtë të pishtarëve të dijes kundër errësirës që po mundohej ta mbillte në këtë troje pushuesi serb e që ky mision ruhet në faqet e historisë e prezantohet me heroin e shkollës shqipe drejtorin në Strell Haki Pavataj, me bacën Adem Haxhiajdini e me 400 pishtarët të dijes që dhanë jetën për liri.

Hekuran në kohën kur unë Rrahman Jasharaj, njëri nga këta mësuesit e viteve të 90-ta dhe njëri nga veprimtarët sindikalë që i thamë JO Serbisë dhe jetuam me pak bukë që na jepte populli ynë dhe me fjalën e tij të entuziazmit, po udhëheqja një grevë të lejuar me Ligjet e Kushtetutën e Kosovës e pasi qe Qeveria jote injoronte e përbuzte kërkesa tona legjitime dhe kërkesën modeste për t’u takuar me shefin tënd tekanjoz , ti dole në parlament e në media dhe gënjeve se unë paskam keqpërdorur mjetet e akumuluara nga anëtarësia, si buxhet i vetëm yni. Duke mos dashur ta dish të vërtetën e pastër si loti se si akumulohen e si shpërndahen e administrohet me ato mjete bërë apel publik të prokuroria e shtetit që të nis hetimet . E bëre për të ndikuar në opinion e sidomos për t’ju dhënë edhe ca plumba fyes ndaj meje ushtrisë së Albinit për të më fyer e për të më paraqitur edhe si hajn . Turp e turpi ju mbuloftë se unë erdha në SBASHK për të udhëhequr me këtë sindikatë që mbrojti arsimin shqip në vitet e historisë sonë nga furtunat e pushuesit me betimin e premtimin dhënë punëtorëve të arsimit se do të ruaj figurën e mësuesit dhe pishtarëve të dijes . Ti e di cilën përgjigje ta dha para ca muajve prokuroria lidhur me gënjeshtrën e shpifjen tënd për mjetet në SBASHK dhe unë nuk dola të krekosem para medieve se me ju nuk ndjej më arsye të flas e të ballafaqohem se jeni hiçi i hiçit, por lexova te “Betimi për drejtësinë” se tani ti je ai që po ftohesh para drejtësisë . Ky nuk është rasti i parë që do të ftohesh se të kemi bërë tri kallëzime penale duke i besuar institucioneve të drejtësisë dhe e vërteta do të dal sheshit. Unë para se të nisem në rrugëtimin tim i jam betuar familjes, kolegeve e kolegeve që punuan më misionin e shenjtë të edukimit ët brezave dhe gjakut të dëshmorëve , që me emblemën e UÇK-së , i sollën lirinë këtij trualli dhe zërin shqip të ziles në shkollat e Kosovës se do të vazhdoj të jem i ndershëm e ti kush je dhe kush do të jesh ?

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img