1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Jasharaj: Greva vazhdon nesër, mësim nuk mbahet as në komunat e Vetëvendosjes

Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatave të Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka thënë se nesër greva do të vazhdojë – përkundër institimit nga Ministria e Arsimit që mësimi të fillojë nesër.

E në përputhje të kësaj kërkese të Ministrisë së Arsimit kanë dalë katër kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, Gjilani, Podujeva, Shtimja dhe Kamenica duke kërkuar nga prindërit që të shkojnë në shkollë.

Por Rrahman Jasharaj thotë se kolegët e tij mësimdhënës nuk do të luahtën nga siç i quajti ai presionet.

“Më mirë do të ishte të kërkonin nga kryeministri që të zbatojë kërkesat tona”.

Kërkesë e kanë ndarjen e 100 eurove, por Qeveria përmes pakos 150 milionshe ka ndarë 50 euro.

“E përgëzojmë qeverinë për këtë, por nuk është përmbushje e kërkesës sonë”, ka thënë ai në RTK.

Ka vazhduar duke i lutur prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët nesër në shkolla.

“Nuk ka kush t’i mësojë sepse mësimdhënësit janë në greva”, tha Rrahmanaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img