Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka komentuar vendimin e ministrës Nagavci për pushimin vjeshtor që nxënësit do të kenë këtë vit.
Jashari tha se ministria Nagavci e mori këtë vendim nga inati pasi vitin e kaluar ua mohoi nxënësve pushimin pranveror.
“Doli me këtë propozim Ministrja e njëjtë që me inatet që kishte ua mohoi vitin e kaluar shkollor nxënësve edhe pushimin pranveror, gjoja për të kompensuar orët e humbura nga greva”, tha për media Jasharaj.
Sipas tij, ministria Nagavci i injoron vazhdimisht takimet mes Këshillit të Prindërve, SBASHK-ut, Kolegjiumit të Drejtorive Arsimore dhe Asociacionit të Komunave.
“Ministrja Nagavci vazhdon me inatet dhe i ik takimeve, që ishte dashur të ndodhin, mes MASHTI-t, Këshillit të Prindërve, SBASHK-ut, Kolegjiumit të Drejtorive Arsimore, por edhe të Asociacionit të Komunave për të biseduar për përgatitjet e bëra për vitin e ri shkollor, por edhe për Kalendarin shkollor, tekstet shkollore dhe për gjithë çështjet tjera me rëndësi”, u shpreh Jasharaj.
Tutje Jasharaj tha se ministria po vazhdon me teket e saj edhe pse kishte kërkesa nga prindërit që viti shkollor të fillojë me katër shtator.
“Ministrja vazhdon me tekat e saj dhe , edhe pse kishte kërkesa nga prindër që viti shkollor , të mos nis më 1 shtator, e premte, po më 4 shtator , e hënë, që të mos ketë fillim e pastj ndërprerje për dy ditë, e pastaj rifillim, por Nagavci e përsëriti se viti shkollor nim ë 1 shtator dhe pike”.
Tutje në mënyrë ironike Jasharaj e ka quajtur dhuratë pushimin vjeshtor dhe pret efektin e tij.
“Na mbetet të shohim se si do të rrjedh viti shkollor dhe po ashtu të shohim se cili do të jetë efekti i kësaj “dhurate” nga Ministrja për nxënësit e Kosovës”, tha për Insajderin kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ministria Nagavci lajmin për pushim vjeshtor e bëri të ditur me 15 gusht në një koferencë për media.