Ahmed Januzi dhe Dior Zabërgja nuk do të jenë më pjesë e klubit të futbollit Dukagjini.
Klinasit kanë njoftuar përmes faqes së tyre zyrtare në Facebook se i kanë ndarë rrugët me dy futbollistët, të cilët i kanë falënderuar për kontributin e dhënë dhe iu kanë uruar suksese në të ardhmen.
Dyshja i kishte meritat e tyre për historinë që e shkroi Dukagjini duke luajtur në garat evropiane për herë të parë.
Ndërkohë, klubi gjelbër e bardhë ka njoftuar se e ka transferuar futbollistin nigerian, Theophilus Solomon, i cili në të kaluarën kishte luajtur për Ballkanin dhe për Gjilanin.