Site icon PrishtinaPress

Januzaj tregon idolin e tij në Premierligë

Adnan Januzaj ka folur për faqen zyrtare të Premier League, duke treguar se kush është idoli i tij.

Mesfushori kosovar i cili është në huazim te Sunderlandi, Adnan Januzaj, ka folur për kanalin zyrtar të Premierligës angleze, duke treguar se kush është idhulli më i madh i tij, përcjellë Gazeta Blic

“Natyrisht se Ryan Giggs”, është shprehur Januzaj.

“Këmbën e majtë të Giggsit e mbajnë mend të gjithë, po ashtu shpejtësinë e tij, ai është një legjendë”, tha Januzaj.

Kujtojmë se Januzaj kaloi një sezon së bashku me uellsianin te Manchester United, gjatë sezonit 2013/14 nën drejtimin e David Moyes.

Januzaj aktualisht është në huazim te Sunderland nga United, ndërsa klubi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Exit mobile version