Adnan Januzaj gjithnjë e më shumë po shkon drejt largimit nga Manchester United.
Lojtari sipas mediave angleze flitet se është afër kalimit në formë huazimi te skuadra e Sunderlandit.
21 vjeçari po kërkohet nga David Moyes i cili është menaxher i Sunderlandit.
Kujtojmë se Moyes ishte ai që i besoi Januzajt dhe i dha vetëbesimin të shpërthente në një ndeshje me dy gola pikërisht ndaj Sunderlandit.
Dhe Moyes duke besuar në kapacitetin e reprezentuesit të ardhshëm të Kosovës ka kërkuar një transferim permanent për të, por këtë gjë nuk po e lejon Manchester United që dëshiron të ketë në pronësi lojtarin.