Site icon PrishtinaPress

Januzaj është shpresa e vetme e Kosovës

FIFA tashmë i’u është përgjigjur kërkesës së FFK-së se a munden të luajnë lojtarët Kosova që kanë luajtur për përfaqësuese të tjera.
Vendimi bazë është se lojtarët që nuk e kanë përfaqësuar përfaqësuesen e tyre paraprake pas 13 majit të këtij viti (që është data e pranimit të FFK-së në FIFA) mund të luajnë për Kosovën, ndërsa të tjerët jo.
Kjo i bie që vetëm Adnan Januzaj ka mbetur nga yjet e mëdha që ka ende të drejtë të luajë për Kosovën.
E gjitha kjo pasi mesfushori i Sunderlandit nuk ka luajtur për përfaqësuesen e Belgjikës pas 13 majit.
Por, vlen të kujtohet se FFK-ja ka tentuar vazhdimit të kontaktojnë me Januzajn, por kjo ishte e pamundur deri më tani.
Gjithsesi sa të ekziston mundësia, shpresa vazhdon të jetë.

Exit mobile version