3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Janjiq parashikon sërish barrikada në veri nëse Lista Serbe nuk merr pjesë në zgjedhje më 23 prill

Nëse zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe mbahen më 23 prill pa pjesëmarrje e Listës Serbe, “është realiste të presim rindërtimin e barrikadave”, beson Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq.

Pyetur nëse argumentet e përfaqësuesve diplomatikë ndërkombëtar në Kosovës janë valide se si do të mund të formohej Asociacioni pa pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, ai vlerëson se këto janë qëndrime të njëjta me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Teza e tyre nuk është korrekte sepse sipas Marrëveshjes së Ohrit statuti i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të miratohet brenda 30 ditësh. Marrëveshja hyn në fuqi vetëm kur të verifikohet ajo që është bërë me vendim politik, por jo me lëvizje administrative, që Marrëveshja e Ohrit bëhet pjesë e Kapitullit 35. Ne nuk po i numërojmë ato 30 ditë për nisjen e draftimit të Statutit”, ka thënë ai për Danas.

Janjiq fajëson gjermanët dhe francezët se po dëshirojnë “të minojnë” dëshirën e administratës amerikane për të parë sukses të dukshëm deri në muajin maj.

“Është sikur ata [Gjermani dhe Franca] harruan pretendimet e tyre që qytetarë të armatosur dhe paramilitarë përfshirë Wagner dhe Patriotët ishin prezentë në veri. Ku janë sot ato pretendime? […] Është një lloj e rrezikshme sigurie ku abuzohet me termma. Mendoj se sjellja e Francës dhe Gjermanisë është e papërgjegjshme dhe se ata objektivisht duan që kriza të zvarritet dhe të minojnë dëshirën e administratës amerikane për të parë një sukses të dukshëm në maj”, ka thënë Dushan Janjiq.

“Duhet të dalin para datës 23 [prill] me një deklaratë të qartë nga QUINT-i se është arritur marrëveshja për plotësimin e vakumit të sigurisë dhe institucionale, se Beogradi është pajtuar që serbët të kthehen në institucione përmes zgjedhjeve, kështu që le të ndodhë me datë 23, por më pas duhet të shtyjnë afatet e regjistrimit. Gjëja e dytë që duhet të ndodhë është që të fillohet çarmatosja dhe të fillohet kthimi në institucione, që nënkupton edhe zvogëlimin e prezencës së forcave speciale të policisë së Kosovës në veri”, shton ai.

“Mund të parashikoj me përgjegjësi se nëse nuk respektohen këto elemente, mund të priten barrikada në veri. Ndoshta duan që zgjedhjet të mos bëhen dhe për këtë e akuzojnë Serbinë, por kjo nuk ka të bëjë fare me Marrëveshjen për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve”, thotë mes tjerash Janjiq.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img