Site icon PrishtinaPress

Janjevë, arrestohet një 32-vjeçar i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës njoftoi të shtunën se ka arrestuar një person në Janjevë, i dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit, i arrestuari është Q.G 32- vjeçar, dhe i njëjti është intervistuar nga ana e policisë. Me urdhër të prokurorit të shtetit, është proceduar më tej nën dyshimet për këto dy vepra penale.

“Më datë 14.10.2022, rreth orës 22:00, është raportuar për një rast Kanosje në nënstacionin policor të Janjevës. Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin”.

“Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin; Q. G, mashkull 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sot më datë 15.10.2022, është intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është proceduar më tej nën dyshimet për veprat Kanosje dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në njoftimin për media.

Në të njëjtën kohë polica ka sekuestruar një revole dhe 48 copë fishekë.

https://www.facebook.com/100069908031425/posts/402030775470520/?flite=scwspnss

Exit mobile version