Projekti për rijetësimin e qytetit të vjetër të Janjevës po vazhdon sipas planifikimeve.
Aktualisht po punohet në restaurimin e 14 shtëpive dhe paralisht në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve cilësore turistike.
Tashmë është publikuar platforma Janjeva Tourism, një platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural që ka për qëllim promovimin të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.
Vlera totale e investimit në këtë projekt që synon shndërrimin e Janjevës në destinacion të rëndësishëm turistik është rreth 3.8 milionë euro.
Projekti është bashkëfinancim mes MKRS, Bashkimit Europian dhe partner zbatues është UNDP.


