2.2 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

“Janë rritur në gjithë botën”, reagon Shoqata e Turizmit për çmimet në Vlorë

Vëzhgimi në terren i kryer nga Euronews Albania në disa biznese që ofrojnë shërbime hoteliere në Vlorë, nxori në pah çmimet e kripura. Në bazë të shërbimeve që ofrohen, mungesa e paketave, siguria në plazhe, janë disa nga faktorët që ndikojnë në zbrazjen e bregdetit të Vlorës nga turistët.

Shoqata e operatorëve në Vlorë, përmes kreut të saj e ka cilësuar të papranueshme këtë situatë. Vasil Bedinaj shprehet se nuk është dakord që turizmi në Vlorë vuan mungesën e turistëve për shkak të çmimeve të larta.

“Qyteti i Vlorës po afron akomodim dhe shërbim për të gjitha kategoritë e turisteve dhe siç mund ta shoh çdo turist çmimet dhe akomodimet janë sipas kategorive dhe e them me plot bindje që në Vlorë gjen hotele me 50 euro nata, me 40 me 30 pra të gjitha kategoritë e pushuesve. E kundërshtojmë lajmin se në Vlore ka hotele me 200 euro. Jo ato janë suita qe nëse një turist do një frigorifer të mbushur plot, po do ta paguaj edhe 200 edhe 250”, tha Bedinaj.

Pengesë për Vlorën është mungesa e një aeroporti. Por, Bedinaj vë theksin edhe tek shtrenjtimi i biletave të mjeteve të transportit.

“Rritja ne akomodim është shume minimale, ajo qe po i shtrëngon turistet është udhëtimi për të ardhur drejt Vlorës. Po ta shihni biletat e avionëve janë dyfishuar ne te gjitha drejtimet. Po ta shihni porti i Vlorës qe kemi linjën e Italisë, një familje me 4 persona qe te vije në Vlorë i duhen 1000 euro vetëm rruga vajtje ardhje, ne rast se bileta e tragetit vitin e kaluar ka qene 60 euro këtë vit, është 100 plus makinën plus akomodimit apo sherbimeve te tjera”, tha ai më tej.

Bedinaj pretendon se çmimi 80 euro për një natë është I pranueshëm në hotel me 4 yje. Madje shkon edhe me tej duke thënë se hotele të tilla në vendet e BE-së e kanë natën 400-500 euro. Mungesës së strategjisë për ofrimin e paketave, Bedinaj ju përgjigj se si shoqatë bëjnë çdo ditë analiza për të kuptuar dhe reaguar ndaj situatës me turistët në qytetin bregdetar./euronewsalbania/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img