Site icon PrishtinaPress

Janë numëruar 92% e vendvotimeve për deputetë, procesi po vazhdon edhe në 7 komuna

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më 19 shkurt, janë numëruar 92.73 për qind të vendvotimeve apo 2349 nga 2533.

KQZ përmes një njoftimi për media, ka thënë se procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, dhe po vazhdon ende në Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533.

Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan” – thuhet në njoftim.

Theksojmë se pas numërimit të votave të kandidatëve për deputet, KQZ do të numërojë edhe ato me kusht edhe me postë.

Theksojmë se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në këto zgjedhje duke marrë 40.84 për qind apo 341 mijë e 672 vota.

PDK ka dalë e dyta me 22.05 për qind, apo 184 mijë e 499 vota dhe LDK e treta me 17.67 për qind ose 147 mijë e 827 vota.

Në vendin e katër, është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.45 për qind apo 62 mijë e 309 vota.

Exit mobile version