8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Janë hakuar 37 milionë klientë të T-Mobile

T-Mobile tha se një “keqbërës” është qasur në të dhënat personale të 37 milionë klientëve aktualë në një shkelje të të dhënave gjatë muajit nëntor.

Në një paraqitje me rregullatorin të enjten, kompania tha se hakeri vodhi të dhënat e klientëve, të dhëna që përfshijnë emra, adresa të faturime, e-mailat, numrat e telefonit, datat e lindjes, numrat e llogarive të T-Mobile dhe informata që përshkruajnë llojin e shërbimit që klientët kanë me operatorin celular.

Tutje T-Mobile bëri të ditur se asnjë numër i sigurimeve shoqërore, informacion i kartës së kreditit, numrat e identifikimit të qeverisë, fjalëkalimet, PIN-et ose informacionet financiare nuk u ekspozuan në këtë sulm hakerësh, raporton CNN.

Megjithatë, ai informacion mund të përpilohet me informacione të tjera të vjedhura ose që janë në dispozicion për publikun, dhe të përdoret nga mashtruesit për të vjedhur identitetin ose paratë e njerëzve.

T-Mobile deklaroi se po punon me zbatimin e ligjit dhe ka filluar të njoftojë klientët, informacioni i të cilëve mund të jetë shkelur.

Operatori celular nuk la të kuptohet se çfarë do të mund të bëjë për të korrigjuar situatën. Tutje la të kuptohet se mund të jetë në pritje për “shpenzime të mëdha” për shkak të hakimit, megjithëse kompania tha se nuk pret që tarifat të kenë një efekt material.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img