Përllogaritjet vazhdojnë, derisa vetëm tri ditë kanë mbetur deri në muajin shkurt.
Nga 1 shkurti Ligji i Pagave që u miratua në dhjetor të vitit të kaluar do të hyjë në fuqi, mirëpo punëtorët e shërbimit publik nuk janë në dijeni se sa do të jetë paga e tyre.
Kjo përkundër faktit se nga kryeministri Albin Kurti ishte thënë se koeficienti do të bëhet publik në muajin janar.
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, thotë se punëtorët në sektorin publik, janë stres nga pritja për koeficientin.
E se punëtorëve të sektorit publik po u bëhet padrejtësi, e thotë edhe Nol Nushi nga Partia SocialDemokrate.
Nderkohe, profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku konsideron se mos publikimi i koeficientit, po dëmton edhe vet ligjin.
Sindikata e sektorit publik kanë kërkuar që vlera e koeficientit të mos jetë nën 130 euro.