Ish-kryeministri Bujar Bukoshi ka folur për akuzohet me të cilat po akuzohen ish-krerët e UÇK’së në Hagë, përfshirë këtu edhe transplantimin e organeve njerëzore.
Bukoshi në një intervistë për gazetarin Mero Baze pyeti se ku janë organet me të cilat u burgos Kosova në Hagë.
Ai tha se kush i përgjigjet atij që është marrë me transplant të veshkavë në vitin 1984 në Klinikën Steglits në Berlin.
“Fundi fundit, ju lutem shumë, ku janë ato organe të famshme të trafikuara, me akuzën primordiale me të cilën Kosova burgoset në Hagë ? A mund të më përgjigjet dikush mua që jam marrë edhe me transplantime të veshkës në Klinikën Steglitz në Berlin më 1984 ?
Ku janë ata transplantologët e shtëpisë së verdhë, atje ku arusha e çon postën ? Shteti shqiptar ( me vonesë) po e ngritë këtë pyetje dhe mirë po bën”, tha ai.