Haxhi Shala, në një intervistë për Frontal në T7, përshkroi ngjarjen tragjike që çoi në vdekjen e vajzës së tij 4-vjeçare, e cila dyshohet se u rrah nga anëtarë të familjes së saj.
Ai tregoi se në ditën e ngjarjes ishte jashtë shtëpisë, duke mbledhur kanaçe.
“Unë kam qenë duke mbledhë kanaçe. Jam ardhë në shtëpi rreth orës 11 (23:00), ditën ka shku shoqja (bashkëshortja) në spital. E ka pas çikën te doktori, i ka thanë çika; më ka ra Jakupi dhe një djalë tjetër në kokë në trup dhe prapa. Shoqja e ka pas te doktori, e kam pa çikën pa vetëdije. E kam pa çikën që nuk ishte mirë, kam shkuar të motra i kam thënë se kam çikën mirë. Doktori ka thënë se ka temperaturë, ja dhanՃ një ineksion dhe tha mirë është i kalon”, u shpreh ai.