Site icon PrishtinaPress

“Jam i shqetësuar”, fjalët e Ivanoviq për Radojiçiqin pak para vrasjes, “Nova” raporton për audio-regjistrimin

Mediumi serb “Nova.rs”, ka shkruar sot për një audio-regjistrim që po qarkullon në rrjetet sociale e ku dëgjohet politikani serb i vrarë, Oliver Ivanoviq, teksa fliste për bandat ne veri të Kosovës dhe kur në një moment e përmend Milan Radojiçiqin.  

Në këtë audio-incizim, Ivanoviq e cilëson kryeterroristin Radojiçiq, si figurë kyçe dhe bartës të pushtetit në veri të Kosovës.

“Ai vuri në dukje se pushteti në veri të Kosovës është në duart e “qendrave joformale të pushtetit” dhe se Radoiçiq është i lidhur me to”, shkruan Nova.rs.

Në këtë audio- regjistrim të disponueshëm në rrjetet sociale, gazetari i tregon Ivanoviqit se si një nga bashkëqytetarët e tij i tha se kishte përshtypjen se jetonte në një “sistem junta”

“Kështu ndjehet. Vetëm se këtu nuk është ushtria, është krim. Për fat të keq, qendra e pushtetit nuk është në ndërtesën e komunës, ndërtesa e bashkisë bie nën këtë qendër tjetër informale të pushtetit. Dhe këtu është politika. Ajo që më shqetëson tmerrësisht është se individë nga qeveria serbe përmendin atë qendrën tjetër, alternative të pushtetit, qendrën informale të pushtetit – si shembull për diçka,” tha Ivanoviç për BIRN në atë kohë.

I pyetur se për cilën qendër mendon, Ivanoviq thotë se presidenti serb Vuçiq e përmend Milan Radojiçiqin dhe se është i shqetësuar se si që Radojiçiqt merret si “shembulli i një luftëtari për mbijetesën e Serbisë në Kosovë”.

“Presidenti përmendi Milan Radoiçiqin, që më shqetëson, të them të drejtën. Më shqetëson tmerrësisht që ai merret si shembull i një luftëtari për mbijetesën e Serbisë në Kosovë. Mos e citoni, vetëm mbajeni këtë sepse. Unë po i jap drejtpërdrejt mundësinë që… Mbaje mend këtë. Do ta kesh atë. Ky është krimineli.” , citohet t’i ketë thënë Ivanoviq gazetarit të BIRN, shkruan Nova.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviq u vra me gjashtë të shtëna nga arma e zjarrit më 16 janar 2018, para selisë së PSD-së në pjesën veriore të Mitrovicës.

Për shkak të dyshimit se ai ishte i lidhur me vrasjen e politikanit kosovar, Oliver Ivanoviç, ishte lëshuar një urdhër arresti për Milan Radoiçiqin, asokohe nënkryetar i Listës Serbe, por u tërhoq në mars të vitit 2021 pa shpjegim zyrtar.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Radoiçiq ishte në krye të një grupi kriminal, aktivitetet e të cilit çuan në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Milan Radoiçiq, i cili më herët ishte i lidhur me vepra të ndryshme kriminale, ka pranuar dje se ka qenë organizator i sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku u vra polici Afrim Bunjaku../GazetaExpress/

Exit mobile version