Orët e fundit në rrjet po qarkullon një video aspak e këndshme e Megi Poajnit, e publikuar nga vetë motra e saj, Marsi.
Megi shihet në varreza teksa kërcen, qesh dhe argëtohet pranë të ndjerës. Pamje këto që kanë shokuar ndjekësit të cilët kanë shpërtyer në kritika.
Motrat Pojani kanë shkuar për tu kujdesur për varrin e stërgjyshes së tyre, siç dëgjohet të thotë edhe vetë moderatorja.
“Ajo nuk e di që këtë do ta shohi gjithë bota sepse stërmbesa e saj është f*cking e famshme”, thotë ajo duke treguar se stërgjyshja e saj ka ndërruar jetë 25 vite më parë dhe me shumë mundësi vajzat as nuk e mbajnë mend.
Por nëse doni ta shihni gotën plot, motrat Pojani kujdesen për vendin ku prehet stërgjyshja e tyre, që me siguri shumë të tjerë as nuk e dinë vendodhjen e banesës së fundit të stërgjyshërve./PrishtinaPress/