4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

“Jam e lumtur edhe po fitove ti” – Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes bëjnë paqe sërish me njëri-tjetrin

Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes kanë qenë të përfshirë në debate të ashpra gjatë kohëve të fundit.

Pavarësisht se në fillim ishin miq të ngushtë, ata patën një krisje për shkak të një videoje që u publikua dhe për shkak të asaj që Kiara Tito i tha artistit shkodran.

Ata mbrëmë (e shtunë) pas spektaklit kanë shijuar një atmosferë me muzikë dhe kanë biseduar me njëri-tjetrin.

 

Duket se dyshja kanë ulur gjakrat dhe se janë parë duke qeshur e përqafuar së bashku.

Më poshtë ua sjellim një pjesë nga biseda e tyre:

Efi Dhedhes: Ne të dy jemi bashkë. Kjo është ideja. Unë jam shumë e lumtur nëse je ti. Po ti je se nuk ka kush tjetër. Të kam shumë xhan pavarësisht se më ke mërzitur.

Luiz Ejlli: Po përse je mërzitur? Se të kam thënë Përputhen. Përputhen i kam thënë Teas, i kam thënë Mikelës. Përse je mërzitur

Efi Dhedhes: Edhe me nënën tënde kam folur.

Luiz Ejlli: Mirë mirë. Mos jep informacione nga jashtë se do të vijë Zarfi i Zi.

Efi Dhedhes: Një gjë unë të kam xhan me të vërtetë, jo kështu kot. A e di këtë gjë.

Efi Dhedhes: Mua nuk më intereson fare që thonë kam interes, unë të kam xhan me të vërtetë.

Luiz Ejlli: Pranoje se të kam dashur në finale. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img