Site icon PrishtinaPress

“Jam e lodhur shpirtërisht”- Fjolla Morina vazhdon akuzat dhe deklaratat shokuese ndaj personazheve publike

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina prej kohësh ka shfaqur një gjendje të rënduar emocionale.

Madje ajo nuk ka hezituar që të bëjë deklarata shokuese në rrjetet sociale, duke hedhur akuza ndaj personazheve publike.

Fjolla nuk ka kursyer emra të njohur si nga arti ashtu edhe nga politika, dhe disa të tilla i ka bërë edhe mëngjesin e sotëm (e premte).

Në disa postime në Instagram, Morina ka përmendur sërish Morena Tarakun, të cilën e ka akuzuar për krim të organizuar, bashkë me reperin Stresi.

Në të tjera statuse, Fjolla ka hedhur akuza edhe ndaj emrave si Shkenda Dubova dhe Durim Keçi.

“Janë munduar të ma shkatërrojnë karrierën që e kam ndërtuar me vite, me forcën time, mundim tim dhe bizneset dhe vrasjen në heshtje, jam lodhur shpirtërisht me këta njerëz, këta persona i dua në burg, këta persona dinë edhe për organizimin tim brenda, kanë informacione të sakta që me më mbet vajza vet dhe me u rritë rrugëve, kanë dasht edhe shkollën çikës me ja ndrru, me ma largu, me ma dështu fëmijën”, ka shkruar Fjolla mes tjera.

Kujtojmë që në të kaluarën këngëtarja ka patur problem me ligjin, ajo u arrestua në vitin 2020 në Kukës pasi u kap me armë zjarri me vete

Exit mobile version