Oda e Farmacistëve të Kosovës sipas raportimve është bastisur gjatë ditës së sotme për parregullsi.
Por kjo është mohuar nga kryetari i kësaj ode, Arianit Jakupi i cili tha se një gjë e tillë nuk qëndron.
“Dëshiroj të sqaroj që lajmi për bastisjen e Odës nuk qëndron, dhe se është edhe njëra nga format e presionit që po ndodh e iniciuar nga eksponentë të cilët janë kundër reformave të sektorit farmaceutik në Kosovë, posaçërisht qe ka të bëjë me çmimet e barnave”, ka thënë Jakupi për Klan Kosovën.
“OFK përkrah fuqishëm rregullimin ligjor të çmimeve dhe po ashtu edhe të reformave të tjera në proces”.
“Tentativa e dështuar për shkarkim që ndodhi në janar 2023, është duke u keqpërdorur si pretekst për të quajtur parregullsitë, por kjo çështje ka vendim të gjyqit të nderit dhe këto informata i kam dërguar edhe në organet kompetente”.