-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Jakup Krasniqi në gjendje të mirë shëndetësore, merr pjesë në seancë gjyqësore

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të marrë pjesë në seancën gjyqësore pasdite.

Nga Gjykata Speciale kanë thënë se për këtë janë njoftuar nga avokatja e Krasniqit.

“Për arsye të privatësisë, ne nuk mund të japim informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të individit të akuzuar. Mirëpo, ju njoftojmë se avokatja e z. Krasniqit e ka njoftuar gjykatën në seancë të hapur se z. Krasniqi është mirë dhe se do të marrë pjesë në seancën e pasdites”.

“Në përgjithësi, të gjithë të akuzuarit në paraburgim të KSC-së marrin të paktën të njëjtat standarde të kujdesit shëndetësor siç janë në dispozicion në Holandë”, ka deklaruar Angela Griep, zëdhënëse e gjykatës.

Krasniqi u pa në gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën gjyqësore në Hagë të enjten.

Avokatja e tij, Venkateswari Alagendra, tha se klienti i saj nuk ndihet mirë për momentin dhe se i duhet të largohet nga salla e gjyqit.

“Z.Krasniqi nuk ndjehet shumë mirë për momentin. Mendoj se mund të qëndrojë edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj dhe nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”, u shpreh avokatja.

Jakup Krasniqi po gjykohet për krime lufte dhe dëshmitarja e mbrojtur ka vazhduar të intervistohet, ndërsa seanca e së enjtes vijon të mbahet e mbyllur për publikun.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img