11.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Jakup Krasniqi: Kryeministër largohu e mos mashtro, je i pafuqishëm

Ish-Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi i ka kërkuar Isa Mustafës të largohet nga pozita e Kryeministrit. Ka kërkuar nga Kryetari i LDK’së të mos mashtrojë pasi është i pafuqishëm për të marrë vendime strategjike për Kosovën.

“Kur nuk dinë të qeverisësh, nuk guxon të marresh vendime për vendin, ik e mos i mashtro qytetarët e Kosovës?! Kjo është puna më e mirë që mund ta bësh!”, ka shkruar Krasniqi.

Reagimi i Jakup Krasniqit ka ardhur pas një shkrimi të Isa Mustafës i cili tha se në vend të zgjedhjeve duhet të ketë realizim të premtimeve si liberalizimi i vizave, themelimi i ushtrisë e shtimi investimeve.

“Këto janë refrene të banalizuara skajëshmërisht, nga njeriu që nuk ka ditur dhe nuk e ka marr asnjë vendim të guximshëm e të mirë pêr vendin e qytetarët”, ka shkruar Krasniqi.

“Cila paska qenë fuqia e opozitës për të penguar në: Ndërtimin e Shtetit të se Drejtës, sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik, lehtësimin në investime, luftimin e nepotizmit, liberalizimin, kush të pengoj të investosh për arsim cilësor, shërbime shëndetësore cilësore, investime në energjetikê, bujqësi etj”.

Partia e Jakup Krasniqit ka nisur një mocion për rrëzimin e Qeverisë. Ndërkohë, sot, Krasniqi është parë duke qëndruar në një hotel në Durrës me deputetin e PDK’së, Adem Grabovcin.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img