sh-presidentja, Atifete Jahjaga është mirëpritur në Departamentin e Shtetit Amerikan nga Zëvendës Ndihmës Sekretari, Aleksander Kasanof.
Jahjaga përmes një postimi ka njoftuar se Kasanof e ka uruar për detyrën e re, duke i dëshiruar shumë sukses.
Gjithashtu ka njoftuar se kanë biseduar për zhvillimet aktuale, si edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Në Departamentin e Shtetit Amerikan u mirëprita nga Zëvendës Ndihmës Sekretari z.Kasanof. Z. Kasanof e urova për detyrën e re dhe i dëshirova mandat të suksesshëm. Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ritheksova nevojën dhe domsodoshmërinë e partneritetit strategjik dhe thellimin e marrëdhenieve bilaterale mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.” – ka shkruar Jahjaga.