Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka darkuar sonte me admiralin Stuart B. Munsch.
Jahjaga në Facebook, ka publikuar fotografi nga darka me admiralin Munsch, të cilin e ka falënderuar për punën e KFOR-it për garantim të sigurisë dhe paqes në Kosovë.
Statusi:
Kënaqesi e veçantë ta takoj për darkë pune në Prishtinë mikun tim, Admiralin e NATO’s Stuart B. MUNSCH. Komandant i Komandës së Forcave të përbashkëta, me seli në Napoli
Falenderova Admiralin për punën ndër vite të KFOR- it si garantues të sigurisë dhe paqes në Kosovë.