4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Jahjaga i del në mbrojtje Bogujevcit, “Saranda, jemi me ty dhe të mbështesim plotësisht”

Ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dal në mbrojtje deputetes së LVV-së, Saranda Bogujevci pas sulmeve ne rrjet lidhur me deklaratën e saj sot në Kuvend.

Jahjaga tha se është e dhimbshme që nuk është votuar projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar në Kuvend gjatë ditës së sotme, përcjell IndeksOnline

“Trupi i gruas nuk duhet politizuar e as instrumentalizuar për qëllime normative, Saranda, jemi me ty dhe të mbështesim plotësisht”, ka shkruar ajo.

Postimi i potë:

E drejta mbi autonominë trupore i përket secilit individ të shoqërisë. Por, në praktikë, veçanërisht kur bie puna tek të drejtat riprodhuese, janë burrat ata që marrin vendime e japin opinione statike se çfarë duhet të bëhet me dhe mbi trupin e grave.

Është e dhimbshme që sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës nuk u votua projektligji për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar. Moskalimi i këtij ligji është një indikator shqetësues që përforcon normat shoqërore dhe rrënjosë mentalitetin sipas të cilit gruaja nuk vendosë për trupin e saj, nuk zgjedhë mënyrën se si e merr epitetin nanë, dhe përfundimisht, lejon që trupi i saj të instrumentalizohet për qëllime të ndryshme shoqërore e politike.

Trupi i gruas nuk duhet politizuar e as instrumentalizuar për qëllime normative! Një grua duhet të vendosë vetë se si dëshiron të bëhet nanë, me kë të bëhet nanë, apo nëse dëshiron të bëhet nanë! Në këtë vendim nuk duhet të ndërhyjë shteti, e aq më pak një burrë, për të përcaktuar se cilat norma shoqërore duhet t’i ndjekë një grua.

Saranda, jemi me ty dhe të mbështesim plotësisht!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img