0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Jahjaga: Derisa bota po shënon “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore”, ne po dështojmë

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj, duke vlerësuar se kjo është dëshmi e qartë për rrënjët e thella të patriarkatit në vend, të mendësisë së cekët, e të pamëshirshme ndaj grave.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Jahjaga ka thënë se derisa bota është duke shënuar fushatën “16 ditë kundër dhunës në baza gjinore” me aktivitete të ndryshme, Kosova është duke dështuar.

“Po gjatë këtij 16 ditëshi, ne po dështojmë, çdo vit e më shumë, çdo vit e më keq. Vrasja e Liridona Ademajt, në mënyrë kaq brutale e të pamëshirshme është dëshmi e qartë për rrënjët e thella të patriarkatit në vend, të mendësisë së cekët, e të pamëshirshme ndaj grave në vend”, ka shkruar Jahjaga.

Ajo ka kërkuar që kryesit e krimit ta marrin dënimin e merituar sa më shpejt, teksa ka përgëzuar Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Të jetë humbja e Liridonës rasti i fundit. E kryerësit e këtij krimi të marrin dënimin e merituar sa ma shpejtë!”, shkroi më tej ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img