Jadon Sancho është rikthyer në stërvtije me Manchester Unitedin.
Sipas asaj që po raportojnë mediat angleze, ylli anglez pati bisedë pozitive sy më sy me trajnerin Erik ten Hag.
Ata e kanë sqaruar situatën dhe e kanë lënë pas të kaluarën dhe kanë vazhduar të shikojnë përpara.
Jadon Sancho tani i është kthyer stërvitjeve dhe do të jetë i gatshëm për Manchester Unitedin për ndeshjet parasezonale.
Sezonin që lamë pas, Jadon Sancho u huazua te ish-klubi i tij, Borussia Dortmund, me të cilin arriti të shkonte deri në finale të Ligës së Kampionëve, për t’u mposhtur nga Real Madridi.