Site icon PrishtinaPress

Jabllanoviq tallet me Kurtin: Ta jap një banesë dhe gjysmë milion euro nëse e gjen ku e kam banesën tjetër

Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se u largua nga gara për kryetar të Leposaviqit, për të përfituar 2 apartamente në Beograd dhe një million euro.

Jabllanoviq është tallur me Kurtin duke i “premtuar” se do t’i jap një banesë dhe gjysmë milioni nëse i tregon ku janë paratë e tjera dhe apartamenti tjetër.

“…Po i jap 1 apartament dhe 500.000€ vetëm po i kërkoj të më tregoje ku është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave ????”, ka shkruar Jabllanoviq në Twitter.

 

Exit mobile version