Site icon PrishtinaPress

Jabllanoviq për Qeverinë Kurti: Kjo është e keqja që po na shpie në situata të paparashikueshme

Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq thotë se Qeveria e Kosovës duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Jabllanoviq në një prononcim për GazetaBlic thekson se ajo çfarë duhet të bëjë serbia, është mbështetja për serbët e Kosovës.

“Para së gjithash, Kosova duhet të formojë një Asociacion me kompetenca konkrete që do t’i kenë komunat në kuadër të Asociacionit, dhe Serbia duhet të mbështesë serbët nga Kosova që të marrin pjesë në institucionet lokale në institucionet e qeverisë qendrore si dhe në polici dhe gjyqësor”, tha Jabllanoviq.

“Mendoj se në radhë të parë politika e Beogradit ndaj Kosovës varet nga qëndrimi i Qeverisë së Kosovës ndaj serbëve dhe nga qëndrimet e BE-së dhe SHBA-së ndaj Marrëveshjes së Brukselit dhe zbatimit të saj të plotë. Nga kjo distancë kohore është mjaft e qartë se pjesëmarrja e serbëve përmes institucioneve të sistemit ndihmon në marrëdhëniet më të mira ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve dhe se vendimi i Listës Serbe për t’u larguar nga institucionet është jashtëzakonisht i gabuar dhe i pamatur”, shtoi ai.

Jabllanoviq thotë se Qeveria e Kosova ka bërë lëvizje të gabuara drejt serbëve të Kosovës.

Në të njëjtën kohë, nuk mund të harrohen gabimet e Qeverisë së Kosovës dhe disa lëvizje negative që janë të drejtuara kundër mbarë popullit serb dhe këto masa janë veçanërisht të dukshme në veri të Kosovës. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në qëndrimet dhe politikën e Beogradit ndaj Kosovës, sepse pa dyshim e vetmja anë nga e cila serbët marrin një mbrojtje të tillë është Serbia”, tha Jabllanoviq.

“Ndërsa “kontakti” dhe raporti i Qeverisë së Kosovës ndaj serbëve në veri është ekskluzivisht përmes policisë dhe kjo është e keqja dhe ajo që shpie në situata të paparashikueshme dhe potencialisht të rrezikshme”, tha ai për GazetaBlic.

Exit mobile version