Site icon PrishtinaPress

Jabllanoviq: Lista Serbe përgjegjëse për vështirësitë që kanë serbët në Kosovë

Politikani Serb, Aleksandër Jabllanoviq ka fajësuar Listën Serbe se është përgjegjëse për problemet më të mëdha që u janë shkaktuar vetë serbëve në Kosovë që nga viti 1999. Ai ka folur edhe për komunikimin e funksionarëve të Vetëvendosjes me nënkryetarin e saj, Milan Radojçiq. Se çfarë konflikti ka pasur ai me të. Se pse u tërhoq nga zgjedhjet. Ka hedhur akuza edhe kundër LS-së edhe kundër VV-së se po bëjnë pazare me interesat e qytetarëve dhe për privatizim të institucioneve

“Së pari, koordinimi mes partnerëve të koalicionit është krejtësisht normal dhe i pritshëm. Vetëvendosja dhe Lista Srpska ishin partnerë koalicioni në dy qeveri. Tashmë shohim se me gjithë akuzat që i bëjnë njëri-tjetrit, ata bashkëpunojnë aktivisht për hir të interesave të tyre, që nuk kanë të bëjnë fare me interesat e qytetarëve”, kështu e ka nisur intervistën politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq.

Por, ku fillon problemi në këtë bashkëpunim mes VV-së dhe LS-së, sipas tij?

“Problemi është se nuk është bashkëpunim brenda një institucioni siç është parlamenti, por dëgjojmë se ka qenë tregtia dhe pazari më i zakonshëm mes dy klaneve kriminale që fshihen pas politikës”, thotë Jabllanoviq.

Sipas këtij politikani serb, që madje kishte hyrë në garë për kryeaar të Leposaviqit, por krejt në fund yu tërhoq,  arsyetimi se ky koordinim (VV me LS) kishte për qëllim përmirësimin e disa proceseve legjislative është një gënjeshtër e qartë”.

“Lista Serbe gjithmonë ka bërë tregti me ndikimin e saj politik dhe kjo është arsyeja që të gjitha qeveritë, edhe para Albin Kurtit, toleruan vjedhjen e zgjedhjeve dhe shantazhimin e serbëve nga Lista Serbe”, thotëJabllanoviqqë ishte edhe ai themelues dhe kryetari i parë i Listës Serbe.

Jabllanoviq ishte shkarkuar nga kjo pozitë, si kryetar i LS-së, pasi që ishte shkarkuar nga ish-Kryeministri Isa Mustafa kur ai bëri komente fyes për nënat gjakovare të viktimave të luftës- për çka pos që ishin konsideruar deklarata fashiste kishte pasur edhe protesta nga Vetëvendosje.

Ai u tërhoq nga gara për kryetar të Leposaviqit. Disa ditë pas këtij vendimi, Kryeministri Kurti kishte deklaruar që ai ka përfituar materialisht nga Republika e Serbisë për vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje- me çka Lulzim Hetemi me pak vota u bë Kryetar.

Kurti pati një adresim publik në atë kohë ku pati thënë se thënë se AleksandarJabllanoviq do të fitonte në Leposaviq, por ai doli nga gara më 21 prill, dy ditë para fitores së sigurt dhe hodhi dyshime lidhur me këtë rast, duke thënë se kam dëgjuar se Jabllanoviqi ka marrë një milion euro dhe dy apartamente në Beograd.

“Mund të mos jetë e vërtetë, por gjithsesi duhet të jetë shumë presion apo ofertë shumë luksoze, gjë që e bëri Jabllanoviqin të thotë se nuk do të gjuajë menjëherë penalltinë”, ishte shprehur Kurti.

Jabllanoviq në këtë intervistë për Gazetën Insajderi ka folur edhe për ato zgjedhje. Ai po ashtu akuzon Kurtin se krijoi favore për Listën Serbe.

“Kemi parë që Qeveria duke keqpërdorur KQZ-në ka zgjatur dy herë afatin e regjistrimit partiak për zgjedhjet e jashtëzakonshme vendore në veri. Herën e parë në nëntor 2022, e më pas në mars 2023, gjë që e ka pranuar publikisht edhe vetë kryeministri i Kosovës. Është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në procesin zgjedhor dhe favorizimi i një partie politike në dëm të të tjerëve. Nëse për ne si Partia e Serbëve të Kosovës vlenin të njëjtat afate si për gjithë të tjerët, pse u zgjat dy herë ai afat për Listën Srpska?”, ka thënë Jabllanoviq.

“Fakti që VV dhe SL komunikojnë si dy klane që udhëhiqen nga interesat e tyre personale sigurisht që ka luajtur një rol në këtë. Kjo është një nga arsyet pse këto zgjedhje ishin të rreme dhe të rreme ishin që në fillim”, ka thënë tutje ai.

Disa audi-incizime të publikuara javë më parë e nxjerrin Mimoza Kusari-Lilën, si e para e grupit parlamentar të Vetëvendosjes duke komunikuar me SllavkoSimiqin, por përmes tij edhe duke pranuar së paku një mesazh nga vet MillanRadojçiq, nënkryetari i LS-së, por i kërkuar nga drejtësia kosovare së paku në rastin “Brezovica” e i futur në Listën e Zezë të SHBA-ve.

Kusari-Lila madje pranon në një moment që ka biseduar edhe direk, sic thotë ajo, “2-3 minuta” me vet Radojçiqin. Por, a komunikuar me të edhe Jabllanoviqi?

“Sigurisht që kam pasur kontakt me Radoiçiqin. Qëndrimi im se ai nuk ka vend në politikë ka bërë që të më akuzojnë dhe të më sulmojnë rrejshëm, gjë që më ka sjellë dorëheqjen time si kryetar i Listës Serbe. Kishim një konflikt të rëndë politik. Në shfaqjet e mia me bashkëbiseduesit që përfaqësonin partitë shqiptare të përfshira në Qeverinë e atëhershme të Kosovës, kam performuar profesionalisht e Radojqiqi në anën tjetër ka bërë kombinime personale dhe miqësi me ta”, thotëJabllanoviq.

Ai ka përmendur një parti, tash në opozitë, për raporte të mira më herët me Radojçiqin.

“Afërsia e tij me PDK-në në atë kohë luajti një rol vendimtar në konfliktin tonë, sepse institucionet e Kosovës thjesht mbyllën sytë para kërcënimeve dhe presioneve që vuajtëm unë dhe bashkëmendimtarët e mi në atë kohë”, thotëJabllanoviq në intervistën për Insajderin.

Që atëherë, sipas ti, SL është bërë ekskluzivisht një parti që kujdeset për fitimet e zyrtarëve të saj të lartë, jo serbëve, që duhet të ishte misioni i saj kryesor.

“Sidomos sot MilanRadoiçiq dhe Lista Srpska janë krejtësisht të papranueshëm si bashkëbisedues apo partnerë koalicioni, si për partinë që drejtoj, ashtu edhe për mua personalisht. Dallimi mes meje dhe disa politikanëve shqiptarë është se unë refuzoj çdo tregti me Listën Srpski dhe e konsideroj atë përgjegjëse për disa nga problemet më të vështira që kanë serbët pas luftës së vitit 1999”, thotëJabllanoviq.

Si e sheh ai koordinimin, qoftë direkt, qoftë indirekt me dikë si MillanRadojçiq, i kërkuar nga drejtësis, po për ligjet në Kuvendin e Kosovës?

“Nëse e koordinon hartimin dhe miratimin e ligjeve me njerëz që janë thjesht në arrati nga po ato ligje dhe institucione, atëherë do të thotë se e keni privatizuar pushtetin dhe udhëhiqeni vetëm nga interesat politike dhe jo nga ligji. Komunikimi me personat e shpallur në kërkim është i diskutueshëm, sidomos kur je kreu i grupit më të madh parlamentar. Së paku ky është rasti për një hetim serioz dhe arsyeja për dorëheqje të Mimoza Kusari- Lilës”, thotëJabllanoviq.

“A do të thotë kjo se ju mund të rehabilitoni në mënyrë të paligjshme këdo nëse ju përshtatet politikisht në atë moment?”, pyet Jabllanoviq.

Sipas tij, kjo është hipokrizia karakteristike e Vetëvendosjes, “e cila në mënyrë të rreme paraqitet si parti demokratike dhe në thelb është një grup interesi popullsitë që luan kartën e nacionalizmit tek shqiptarët”.

“Për mua nuk është normale që ky bashkëpunim politik me persona që kërkohen nga të njëjtat institucione që ti drejton si parti në pushtet dhe kur kësaj i shtohen edhe sanksionet e SHBA-së. Kjo do të thotë se interesi dhe kombinimi i tyre (VV) me SL-në është më i madh dhe më i fortë se institucionet e Kosovës dhe partneri më të madh i Kosovës, që sigurisht janë SHBA-të”, ka thënë Aleksandër Jabllanoviq.

Sipas tij, komunikimi i Mimoza Kusarit, qoftë i drejtpërdrejtë, apo me ndërmjetës me MillanRadojqiqin, nuk ka mundur të bëhet pa dijenin e Albin Kurtit si kreu i partisë.

Me sa kuptoj unë, thotë  ai, “VV është tërësisht e centralizuar si parti dhe e varur nga vullneti i një njeriu, kryetarit të saj. Është e pamundur që dikush nga VV-ja, madje as zonja Kusari, të i jetë lejuar të komunikojë vetë me z. Radoiçiq. Sidomos kur ai komunikim, siç e pamë, zgjati për një periudhë të gjatë”.

“Shohim që VV-ja në qeveri ka edhe serbë të kërkuar nga MPB-ja e Serbisë, pjesëtarë të mbrojtjes civile të cilën e njëjta qeveri e ka shpallur organizatë terroriste, ish-ushtarakë,… Thjesht nuk është bërë rastësisht, dhe për atë për mendimin tim duhet te jepet pëlqimi vetë kryetari i partisë, e pranojnë apo jo”, thotëJabllanoviq.

Deri tash nuk janë publikuar audi-incizime të reja të komunikimeve të funksionarëve të VV-së me ata të LS-së, por as me Radojçiqin vet. Por, a ka komunikim edhe tash mes tyre, sipas politikanit nga Leposaviq, ish-Kryetarit të Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviq?

“Jam thellësisht i bindur që kanë komunikim edhe sot, thjesht janë shumë më të kujdesshëm. Do të shihni se nëse në veri nënshkruhet një peticion për zëvendësimin e kryetarit, kjo do të thotë vetëm një gjë, se marrëdhënia mes VV-së dhe SL-së është plotësisht e gjallë dhe se marrëveshja ndërmjet tyre është arritur. Nëse ndodh një skenar i tillë, do të jetë keq për serbët, mbi të gjitha për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Nuk e përjashtoj fare këtë skenar dhe e konsideroj shumë të sigurt”, ka thënë Jabllanoviq/ Gazeta Insajderi.

Exit mobile version