Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviq ka ironizuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, i cili do të takohet sot me emisarin Miroslav Lajçak në Bruksel, në takimin trepalësh me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ai ka thënë se duhet paralajmëruar emisari Lajçak dhe kryenegociatori serb, Petkoviq, që kenë kujdes me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi.
Sipas tij, Bislimit nuk duhet “t’i japin ujë” dhe duhet të sigurohen që të marrin një çadër me vete.
“Sigurohuni që të merrni një çadër me vete dhe mos i jepni asnjëherë ujë Bislimit, ai dhe lideri i tij e duan gazin lotësjellës.” – ka shkruar ai në Twitter.