-2.8 C
Pristina
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

spot_img

Jabllanoviq i reagon Kurtit pas dyshimeve që i ngriti, i bën “ofertë”

Politikani serb Aleksandar Jabllanoviq i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë një adresimi sot në gjuhën serbe tha se ka dyshime se Jabllanoviqit iu janë ofruar 1 milion euro dhe dy banesa në Beograd për t’u tërhequr nga gara për kryetar të Leposaviqit.

Jabllanoviq duke ironizuar ka thënë se është i gatshëm t’ia jap Kurtit “një banesë dhe 500 mijë euro, në rast se ai i tregon se ku është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave”.

“Në një sistem serioz demokratik, sot për intervistim në prokurori do të ishte z. Albin Kurti apo unë. Meqë jemi larg nga demokracia, unë po i jap kryeministrit 1 banesë dhe 500 mijë euro, por po e lus të më tregojë se ku është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave”, ka shkruar Jabllanoviq në Twitter.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img